Lajme

Itali/ 37-vjeçarja shqiptare theret me thikë në mes të rrugës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku një 37-vjeçare shqiptare është plagosur për vdekje me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në Vittoria, në zonën ndërmjet rrugës Adua dhe rrugës Tenente Alessandrello, ku gruaja u qëllua në rrugë nga një person që tentoi t’i vidhte çantën. Ajo u gjet nga punonjësit e emergjencës në shtëpinë e saj pasi njoftoi vetë ambulancë, por fatkeqësisht vdiq gjatë transportit për në spital për shkak të plagëve të rënda.

Nuk është bërë i ditur identiteti i autorit, ndërkohë që policia po heton për ngjarjen.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close