Lajme

Itali/ Arrestohet me 20 kg kokainë ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku

Është arrestuar në Itali, ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku. Sipas “ReportTv”, Kajmaku është arrestuar më 27 maj të këtij viti nga Karabinierët e Compagnia di San Benedetto pasi gjatë një kontrolli policia ka zbuluar 20 kg kokainë. Para policisë ai është prezantuar si Agim Kajmaku i datëlindjes 6 korrik 1971, i njëjtë me identitetin e ish-kryebashkiakut të Vorës.

Sipas mediave italiane kokaine e kapur nëse do hidhej në treg do të kapte vlerën e 1 milion eurove. Në lidhje me këtë ngjarje policia italiane ka arrestuar dy persona dhe njëri prej tyre ështê Kajmaku.

Kujtojmë se Agim Kajmaku ish-kryetar i bashkisë Vorë akuzohet në Shqipëri për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close