Categories Lajme

Itali, disa lumenj dalin nga shtrati, përmbyten rrugët kryesore

Italia po përballet me kushte ekstreme të motit, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu  në Siçili dhe Kalabri. Mediet italiane bëjnë me dije se rajoni i Siçilisë ka shpallur vendin në “alarm të kuq”.

Një 67-vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e motit të keq që ka pushtuar jugun e vendit fqinj.

I moshuari rezultonte prej 2 ditësh i humbur së bashku me bashkëshorten e tij në Katania të Italisë. Trupi i pajetë i  67-vjeçarit është gjetur në një lulishte, shumë larg zonës ku u pa për herë të fundit, pasi makina e tij ishte përmbytur nga uji.

Mësohet se reshjet e dendura të shiut kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati  e të vërshojnë rrugëve të qytetit. Pamjet e përmbytjeve të shpërndara në rrjete sociale tregojë rrugët e kthyera në lumenj dhe makinat nën ujë.

Në fshatrat ku kultivohen agrume, toka nuk është më në gjendje të thithë ujin e tepërt dhe tani vetëm majat e pemëve kanë mbetur jashtë baltës. Dëmi aktualisht është i pallogaritshëm.

“Nuk ka viktima apo të lënduar. Alarmi është i kuq”, thotë drejtori i departamentit rajonal të Mbrojtjes Civile Salvo Cocina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME