Categories Lajme

Itali/ Dy shqiptarë humb jetën tragjikisht në vendin e punës

Dy shqiptarë kanë gjetur vdekjen në dy aksidente të ndryshme në Itali. Njëri prej tyre, një 38-vjeçar i quajtur Gjon Lekaj, po çmontonte skelat e një ndërtese kur ra nga një lartësi prej gjashtë metrash, duke rënë në oborrin e brendshëm të shkollës Morandi. Burri vdiq menjëherë në vendin e ngjarjes, mesditën e 7 dhjetorit. Punëtori kishte helmetë në kokë dhe pajisje të detyrueshme, por siç duket ai nuk ishte i fiksuar në rripin e sigurisë.

Gjon Lekaj, me origjinë nga Shkodra, jetonte në Porta Mortara së bashku me gruan dhe dy fëmijët. Familja dëshiron që funerali të kryhet në qytetin e tij të lindjes. Në një incident tjetër, humbi jetën po një shqiptar. Agron Ismailaj u aksidentua në punë të dielën e shkuar, ndërsa gjeti vdekje dy ditë më vonë.

Ismailaj mbërriti nga Shqipëria në vitet nëntëdhjetë me shpresën se mund të gjente një vend pune dhe të ndërtonte një të ardhme për familjen e tij. Kështu, pasi mbërriti në Terlizzi, si shumë të tjerë, gjeti një vend në sektorin e kopshtarisë. Por të dielën e kaluar kjo ëndërr ndërpritet papritur për shkak të një aksidenti në punë në një kompani të njohur lokale. Rrethanat janë ende për tu sqaruar. 56-vjeçari la pas gruan dhe dy fëmijësh, pasi qëndroi dy ditë në agoni në spitalin e Barit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME