Categories Lajme

Itali, gjendet bombë në makinën e një politikani

Policia italiane çaktivizoi një bombë të vendosur poshtë makinës së një politikani lokal në Romë, një incident ky shumë serioz sipas kryebashkiakes Virginia Raggi .

Forcat xheniere u thirrën në vendngjarje pasi në makinë ishin diktuar disa tela të dyshimtë.

Menjëherë u bllokua rruga ku ndodhej automjeti, derisa ekspertët arritën ta çaktivizonin bombën që shkaktoi jo pak frikë. Makina e shënjestruar ishte ajo e Marco Doria, president i grupit të punës të ngarkuar me ruajtjen dhe zhvillimin e parqeve e vila historike në kryeqendrën e Italisë.

Doria ishte vendosur tashmë nën mbrojtje policore për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që kishte marrë, e që lidheshin me denoncimet që ai i kishte bërë ndërhyrjeve të paligjshme në ndërtesa historike si dhe dëmtimit të statujave e shatërvanëve të qytetit. Prokurorët e Romës kanë hapur një hetim dhe thonë se do ta ndjekin këtë çështje deri në fund.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME