Lajme

Itali/ Grabisnin banesa të ndryshme, ndalohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë të kërkuar për veprën penale te vjedhjes së banesave janë vënë në pranga të autoriteteve italiane, raportojnë mediat lokale.

Sipas tyre në pranga kanë përfunduar Eltin Tota, 28 vjeç dhe  Elton Brahelka, 29 vjeç, por bashkë me ta edhe një italian 44-vjeçar i cili jeton në Fermo.

Dy shqiptarë besohet se janë  autorët e vjedhjeve në banesa rreth zonës së Macerata. Hetimet kanë nisur pak ditë më parë, më 12 dhjetor, pas raportimit të një vjedhje, ndërsa autoritet kanë kryer hetime të cilat kanë mundësuar atyre për të identifikuar bandën  e vjedhjes.

Gjatë kontrolleve, dy shqiptarëve  iu sekuestruan mjete të tjera të paligjshme

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close