Lajme

Itali, Ishte kundër vaksinimit, shuhet si pasojë e Covid-19 polici

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, një polic Italian i cili kishte deklaruar hapur se ishte kundër vaksinimit. Viktima, Candido Avezzù mësohet se ka ndërruar jetë 2 ditë më parë, pasi iu shfaqën komplikime pas kontraktimit të Covid-19.

Mediat italiane shkruajnë se viktima u infektua me Covid-19 një muaj më parë, ndërsa vazhdonte të tallej me gjendjen e tij. Në ditën kur morin analizën positive, ai shkruajti në Facebook: “Nuk është një vend për të kaluar pushimet, shpresoj të shkoj në shtëpi këtë mëngjes”, ndërsa 2 javë më vonë, shkruajti: “Po hyj në terapi intensive”.

Gruaja e policit pas vdekjes së tij, tha për mediat italiane se ai ishte kundër vaksinimit. “Ai ishte i bindur për të mos u vaksinuar, tha gruaja, më tha se ishte më i fortë se virusi”, deklaroi gruaja.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: