Lajme

Itali/ Kishin fshehur ‘të bardhën’ poshtë tapetit të makinës, Arrestohen dy shqiptarët

Dy shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët pasi kishin fshehur në makinë 29 doza kokainë dhe 560 euro cash.

Dy të rinjtë shqiptarë, 32 dhe 33 vjeç u përgjuan nga Karabinierët e Jesit, të cilët pas hetimeve i arrestuan për posedim droge me qëllim tregtimin.

Pasditen e djeshme dy shqiptarët dolën para Gjykatës dhe u dënuan me 3 vite burg secili.

Gjithçka nisi mbrëmjen e së hënës. Dy shqiptarët u ndaluan nga karabinierët e stacionit Chiaravalle gjatë një shërbimi patrullimi. Pasi u kontrollua makina u gjetën 26 gram kokainë e ndarë në 29 doza.

Kokaina ishte fshehur në tapetin e makinës. Gjithashtu u gjet dhe sekuestrua një shumë prej 560 eurosh cash, shkruajnë mediet italiane.  Droga ishte e destinuar  për në sheshin Chiaravallese  në veçanti, por jo vetëm.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close