Categories Lajme

Itali: Kush lëviz nga zonat e infektuara, kapet

Rrugët e hyrjes kontrollohen nga makina të policisë dhe karabinierëve në mënyrë që askush të mos arrijë të largohet, përveç rasteve të veçanta.

Pika kontrolli përreth vendeve të prekura nga virusi për të mos lejuar banorët të largohen; korridore “sterile” për të lejuar hyrjen e ushqimit dhe ilaçeve, duke i garantuar kështu qytetarëve furnizimin e mallrave thelbësorë; kush nuk i bindet urdhrit për të mos lëvizur nga të ashtuquajturat “vatra infektimi”, rrezikon arrestimin deri në tre muaj: këto janë disa prej masave ekstreme që Italia po merr në përpjekjet për frenimin e përhapjes së koronavirusit, rastet e prekura prej të cilit po shfaqen me një shpejtësi marramendëse.

Hapat e marra prej autoriteteve italiane, që synojnë kufizimin e transmetimit të virusit, parashikojnë deri edhe përdorimin e ushtrisë, ashtu siç ndodh për parandalimin e veprimeve terroriste. Ato vetë e pranojnë se “pezullimi i të drejtave të lëvizjes së lirë të personave”, por e konsiderojnë të nevojshme kur nuk ka mënyra të tjera për të ndaluar përhapjen e një epidemie. Ky është “ modeli Wuhan” Modeli “Wuhan”, nga emri i qytetit kinez ku u zhvillua për herë të parë koronavirusi dhe ku një regjim mbikëqyrjeje shumë i rreptë është akoma në fuqi. “Zonat e kuqe” (zona izolimi)

Rrugët e hyrjes kontrollohen nga makina të policisë dhe karabinierëve në mënyrë që askush të mos arrijë të largohet, përveç rasteve të veçanta që duhet të autorizohen posaçërisht nga prefekti. Në fazën e parë, “kordoni” i sigurisë do të ngrihet rreth atyre komunave, ku aktivitetet publike janë pezulluar tashmë, si shkollat ​​dhe zyrat janë mbyllur./TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME