Lajme

Itali/ Masat kufizuese shtyhen deri më 6 prill, mjekja shqiptare Maçi: Numrat po rriten, jemi në valën e tretë

Mjekja shqiptare Rubena Maçi ka treguar se kufizimet në Itali do të qëndrojnë në fuqi deri në 6 prill.

Në një lidhje skype nga Italia për “Wake Up”, Maçi shtoi se shteti italian është në valën e tretë të pandemisë dhe shifrat janë shumë të larta.  Këto kufizime tregojnë se italianët do vazhdojnë të kenë nën fuqi masat shtrënguese në fillimin e pranverës.

“Sipas dekretit të ri të kryeministrit nuk ka shumë ndryshime drastike. Është një vazhdë e dekreteve që Conte kishte ndërmarrë më përpara. Që dje, me datë 1 mars në Itali do të vazhdojnë kufizimet. Ndryshimi i vetëm është që nëse do duhej të mbaronte dekreti i kufizimeve me 5 mars, dekreti i ri i kryeministrit do t’i shtyjë ato deri më 6 prill. Ne jemi në valën e tretë, sepse numrat janë duke u rritur”, tha Maçi.

Ndërkohë, disa prej shteteve evropiane kanë shtrënguar masat kundër përhapjes së Covid-19 ndërsa vijon procesi i vaksinimit. Top Channel

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: