Lajme

itali: Pas 6 vitesh dhunë, shqiptarja “thyen heshtjen” çon burrin në burg!

Për gjashtë vjet, ai rrahu gruan e tij, shpesh në praninë e fëmijëve të vegjël, për të marrë para për të shpenzuar në lojërat e fatit. Kohët e fundit, ai e ka grushtuar sërish gruan, duke e qëlluar në kokë.

Më pak se 6 muaj më parë, gruaja gjeti guximin për të denoncuar dhunën tek karabinierët dhe për t’i dhënë fund ferrit në familje.

Dje në mbrëmje njësia e policisë hetimore e Firences ekzekutuan një urdhër arresti me burg për 42 vjeçarin shqiptar, me profesion punëtor dhe me akuzën e dhunës në familje dhe lëndimin e rëndë një personi.

Hetimet ndaj tij nisën qershorin e shkuar, kur gruaja shqiptare me banim në Firence, pas viteve tolerim në heshtje të dhunës, vendosi të denonconte.

Në disa raste, “gjatë viteve të fundit, ai kishte goditur gruan e tij në kokë me një forcë të tillë saqë i kishte humbur ndjenjat”.

Pas kësaj, në muajin tetor u vendos një masë paraprake ndaj tij që të largohej nga shtëpia dhe të mos i afrohej gruas dhe fëmijëve të tij.

Pavarësisht nga kërkesat, punëtori vazhdoi me kërcënime, duke persekutuar gruan në telefon dhe duke e shqetësuar atë pranë vendit të punës. Burri u arrestua dhe u dërgua në burgun Sollicciano.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close