Lajme

Itali/ Shkon në varrimin e gjyshit, 24 orë më pas, nipi 15 vjeç shuhet në gjumë

Një 15 vjeçar ka ndërruar jetë në gjum për shkak të një ataku kardiak, 24 orë pasi kishte shkuar te varrimi i gjyshit të tij. Gjyshi 82 vjeçar v diq, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Casina,  në veri të Italisë . Sipas mediave italiane, mamaja e adoleshentit, menjëherë pasi pa që i biri nuk po zgjohej, mori në telefon emergjencën.

Edhe pse helikopteri mbërriti shpejt në shtëpinë e 15 vjeçarit, ishte tepër vonë, pasi zemra e tij kishte pushuar. Miqtë dhe familjarët e tij, thonë se djali fatkeq kishte marrëdhënie të ngushtë me gjyshin dhe se e donte jashtëzakonisht shumë. Adoleshenti është v arrosur pranë gjyshit të tij.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: