Covid-19Lajme

Itali/ Shqiptari me covid shuhet në spital, nuk iu dha një shtrat në terapi intensive

dekja e një shqiptari 38-vjeçar në Molise të Italisë ka nxitur një debat të fortë në mediat dhe institucionet italiane. Pjerin Lleshaj ishte infektuar me covid dhe u paraqit në gjendje të rënduar në spital.

Ai duhej të shtrohej në terapi intensive, por askush nuk i dha një shtrat aty. Mediat italiane shkruajnë se kjo ishte një vdekje që mund të shmangej nëse pas një viti autoritetet shëndetësore italiane do të kishin bërë të mundur që të zgjeroheshin kapacitetet spitalore.

Sipas medieve italiane shqiptari ndërroi jetë në 7 shkurt dhe la pas bashkëshorten 25-vjeçare dhe dy fëmijë. Ai nuk kishte sëmundje të reja, por vetëm simptoma të agravuara për shkak të Sars-Cov-2. Lajmi ka nxitur indinjatë në komunitetin shqiptar në Itali, por edhe polemika mes institucioneve.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close