Categories Lajme

Itali, zgjohet 5 vjeçari që humbi 5 familjarët

Eitani, djali 5-vjeçar që i mbijetoi tragjedisë në Mottarone të Italisë ka hapur sytë. “Fëmija është duke u zgjuar ndërsa i kemi hequr edhe intubimin,” tha drejtori i spitalit ku ai është duke marrë kujdes shëndetësor.

Ndërkohë, familja e tij është larguar nga morgu i Verbania dhe trupat e babait të tij Amit, nënës Tal, vëllait të tij të vogël Itshak Cohen dhe gjyshërve të tij Barbara dhe Itshak janë duke u riatdhesuar në Izrael.

Pranë Eitan-it kur i zgjua ishte halla e tij dhe thuhet se pesëvjeçari e njohu.

“Ai është ende i trullosur, por mund të marrë frymë vetë. Hallën e njohu dhe ajo po i qëndron pranë. Tani vjen pjesa më e vështirë sepse është i vetëdijshëm.” Në praninë e psikologëve dhe të afërmve, pritet që t’i tregohet edhe e vërteta tragjike për familjarët që humbi nga rrëzimi i teleferikut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME