Categories Covid-19, Lajme

Italia bllokon dërgimin e dozave të AstraZenecas për në Australi

Qeveria italiane ka bllokuar eksportin e vaksinës së AstraZenecas për në Australi. Përmes këtij vendimi është bllokuar dërgimi i 250.000 dozave të vaksinës, që janë prodhuar nga fabrika e AstraZenecas që gjendet në Itali.

Italia është shteti i parë i Bashkimit Evropian, që po zbaton rregullat e reja të bllokut, duke ndaluar eksportet nga kompanitë që prodhojnë vaksina, e të cilat kanë dështuar që të përmbushin obligimet që kanë me BE-në. Ky vendim i Qeverisë italiane, sipas mediave, është mbështetur edhe nga Komisioni Evropian.

AstraZeneca ka thënë se do të sigurojë vetëm 40 për qind të furnizimit me vaksina për vendet anëtare të BE-së, që do të distribuohen në tre muajt e parë të këtij viti. Kjo kompani britanike ka thënë se nuk do të arrijë të përmbushë obligimet që ka ndaj shteteve të bllokut evropian, për shkak të problemeve me prodhimin e vaksinave.

Në muajin janar, kryeministri i atëhershëm i Italisë, Giuseppe Conte kishte thënë se vonesat për furnizim me vaksina të AstraZenecas, por edhe të kompanisë Pfizer, janë “të papranueshme” dhe i kishte akuzuar këto kompani se kanë shkelur kontratat.

Pasardhësi i tij, Mario Draghi, që mori detyrën e kryeministrit gjatë këtij muaji, ka thënë se ka për prioritet përshpejtimin e fushatës së vaksinimit të popullatës kundër koronavirusit. Ai ka theksuar po ashtu se rregullat për furnizim duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze.

BE-ja gjerësisht është kritikuar për ritmin e ngadaltë të fushatës së saj të vaksinimit.

Sipas skemës së BE-së për vaksinim, që u miratua qershorin e vitit të kaluar, blloku ka negociuar me kompanitë prodhuese të vaksinave në emër të shteteve anëtare, që të sigurohen dozat e mjaftueshme për vaklsnimin e popullatës. Ende nuk ka asnjë reagim nga BE-ja apo AstraZeneca për vendimin e Italisë. Australia nisi programin e vaksinimit gjatë javës së kaluar duke përdorur vaksinat e Pfizer/BioNTech. Ky shtet ka planifikuar që të nisë administrimin e vaksinave të AstraZenecas më 5 mars./ REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME