Categories Covid-19, Lajme

Italia e mbyllur deri në maj, nga e hëna 10 rajone me të kuqe

Italia do të vijojë të qëndrojë e mbyllur deri në maj dhe nga e hëna, 29 mars më shumë se gjysma e vendit do të hyjë në zonë të kuqe duke përfshirë Kalabrinë, Toskanën dhe Valle d’Aosta që do t’i shtohen 7 rajoneve dhe provincës autonome të Trentos në të cilën janë në fuqi kufizimet më të vështira, ndërsa Lazio është përsëri në portokalli.

Italia regjistroi më 27 mars rreth 24 mijë raste të reja dhe 450 vdekje. Për këtë arsye qeveria do të zgjasë dekretin aktual në fuqi përsa i përket masave antiCovid.Lehtësimi i masave është parashikuar vetëm për shkollën: kopshtet dhe shkollat fillore do të rihapen dhe nxënësit e klasave të gjashta do të lejohen të kthehen në klasa edhe në rajonet në zonën e kuqe.

Në zonat portokalli të gjithë nxënësit deri në klasën e tetë dhe 50% e nxënësve të shkollës së mesme do të jenë në klasë. Të gjitha rregullat e tjera mbeten praktikisht të pandryshuara deri në 30 prill, pra asnjë lëvizje midis rajoneve. Rihapja e kinemave dhe teatrove gjithashtu është shtyrë.

“Masat e miratuara deri më tani na kanë dhënë shenjën e parë të ngadalësimit, por situata është ende delikate”, thotë Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza. Vendimi për të zgjatur shtrëngimin e masave u dha nga drejtuesit, por gjithsesi shkaktoi tension te shumica. Këto vendime do të hyjnë në fuqi në Itali duke filluar nga 29 marsi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME