Categories Lajme

“Italia engjëll mbrojtës “, Rama: S’do ishim këtu ku jemi pa ndihmën e saj

Kryeministri Edi Rama është prezent ditën e sotme në ceremoninë e përkujtim të 30-vjetorit të fillimit të emigracionit shqiptar drejt Puglia-s, në Këshillin Rajonal të Puglia-s, krah ministrit të Jashtëm italian Luigi di Maio dhe Kryetarit të Këshillit, Michele Emiliano.

Gjatë fjalës së tij ai është shprehur se Italia ka qenë engjëlli mbrojtës i Shqipërisë.

“ Kur pashë ato pamje që u shfaqen, mendoj se është e pabesueshme që ata njerëz ishim ne, jo ne shqiptarët, por shqiptarët që jetojnë në ditët e sotme, sepse duket një histori që ka ndodhur mijëra vjet më parë, por në 30 vjet kanë ndryshuar shumë gjëra, edhe sepse ne vinim nga tepër lart dhe ndryshimet në Shqipëri kanë qenë të pabesueshme, të jashtëzakonshme, por ajo që i bën të pabesueshëm, është ndryshimi për shqiptarët që mbërritën nëpër ato anije dhe janë pjesë përbërëse e kësaj shoqërie, janë gati gjysmë milioni dhe gati 50 mijë që kanë një ndërmarrje të vogël dhe mijëra studentë nuk shihen më nga askush si njerëz të dyshimtë.

Mbaj mend që për ne, Italia ishte një ëndërr, unë kam pasur një gjyshe katolike që më ka mësuar këtë gjuhë, që më thoshte shqipja e të parëve tu. Italishjtja e të kaltërtve tanë. Italia ishte ekrani i vogël i Rait, n atë kohë nuk mund të kapnim Rain në Tiranë se ishin zhurmues, ne ishim shumë të lumtur kur shkonim te gjyshja me pushime, jo vetëm për detin, por edhe për të parë Rai, ne iknim nga plazhi që të shihnim lajmet në TV, ishte njësoj si të shihnim si kinema, nuk di se çfarë kuptonim, e më pas ndodhi kjo situatë ballafaqimi me realitetin e Italisë dhe sigurisht nuk ishte ajo që ne kishim parë në ekran, aq më pak edhe në ekranin e MediaSet, se ishte një realitet i përbërë nga shumë gjëra, në atë kohë ne vuanim idenë që na shihnin si të dyshimtë.

Një gazetar përballë telekamerës, ishte aty ku kishte ndodhur v rasja dhe ai thotë :”nuk ka gjurmë të v rasësit, por dyshohej se ishte shqiptarë”. Tani më kjo bën pjesë në të kaluarën, ka ndodhur një mikpritje. Kur ndodhën piramidat financiare dhe vendi iu afrua buzës së greminës, s’kishte më shtet, rrugët ishin në duart e njerëzve që krijonin banda dhe Italia mbërriti me një operacion të madh ushtarak, por edhe me një ndihmë të drejtpërdrejtë.

Romano Prodi ishte nismëtar, për të na ndihmuar, me shumë ndihma në të gjitha kuptimet, e më pas gjatë gjithë periudhës së rindërtimit, ka qenë engjëlli mbrojtës i Shqipërisë. Sigurisht edhe çasti i tmerrshëm i tërmetit, edhe ky qe një çast mbrojtjeje nga ana e Italisë që falë Luigit që u përfshi si të ishte Napoli që po digjej dhe jo një vend nga ana tjetër e detit, ishte e pabesueshme, nuk është retorikë kjo, por nuk është për të thënë gjëra që na pëlqejnë, por është e vërteta, të shihje djem e vajza që kishin mbërritur shumë atëherë kur kishte jetë për të shpëtuar nën gërmadhë, ishin jetë njerëzish të një vendi tjetër, ku ndoshta ata kishin mbërritur për herë të parë.

Është bërë shumë në të gjitha fushat, unë mendoj që po të bëjmë një simulim që të heqin gjithçka ka bërë Italia për ne, Shqipëria do të ishte end në një pozicion të brishte nga sa jemi sot, ende nuk është pozicioni që duam nga ana e drejtësisë, ekonomisë, por është shumë më ndryshe nga sa ishte, por te heqim kontributin e Italisë, nuk do ishim në këtë pozicion. Në Itali vrasësi i zhdukur pa lënë gjurmë që me shumë të ngjarë do ishte shqiptar, shqiptari dyshim mbetet edhe sot, në ndonjë pjesë të Europës”, tha Rama.

Rama gjithashtu është vlerësuar me çmim “Rrënja e Puglia-s”  i cili përgjithsisht u jepet shtetasve italinanë, por në shenjë respekti autoritetet e kësaj zone  ia kanë dhënë dhe kryeministrit shqiptar./Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME