Categories Lajme

Italianët në protestë, bllokohet Roma dhe autostradat

Protestuesit kërkuan rihapjen e plotë të aktiviteteve tregtare. Roma u përfshi edhe të martën deri në orët e vona nga përleshjet mes qytetarëve që kundërshtojnë masat kundër koronavirusit dhe policisë. Ishte demostrata e radhës e paautorizuar nga policia ku u kërkua rihapja e plotë e aktiviteteve tregtare.

Protestuesit nuk u mjaftuan me gurë fishekzjarre dhe shishe të hedhura drejt policëve, por u përpoqën të hynin me forcë në selinë e parlamentit. Jo vetëm në kryeqytet por edhe në zona të tjera të Italisë sidomos në autostrada vijuan deri në mëngjes përleshjet mes policisë dhe protestuesve të irrituar nga masat qeveritare për frenimin e koronavirusit.

Qindra njerëz, përfshirë aktivistë, qytetarë dhe banorë të qytetit të Torinos u mobilizuan për më shumë se dymbëdhjetë orë për të përballuar betejën me forcat e rendit. Italia është një nga vendet më të goditura të Evropës me më shumë se 35,000 vdekje, ndërsa janë raportuar edhe 1,695 infeksione të reja me koronavirus.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME