Categories Lajme

Italisë i duhet një udhëheqje e fortë, për ta nxjerrë vendin nga kriza

Nga Ferdinando Giugliano, Bloomberg View, A ka mundësi një vend të përballojë një krizë politike në mesin e një pandemie dhe një recesioni ekonomik? Italia do ta zbulojë shumë shpejt këtë gjë. Matteo Renzi, ish-kryeministri i vendit dhe drejtuesi i një partie të vogël centriste, i ka tërhequr ministrat e

tij nga administrata e kryeministrit aktual, Giuseppe Conte, duke e çuar në prag të kolapsit kabinetin qeveritar. Qeveria Conte ka qenë shpesh tepër e përçarë për t’i siguruar Italisë një udhëheqje të fortë, që i nevojitet për të ndërtuar një rrugëdalje afatgjatë nga pandemia. Në këtë kuptim, një ndryshim i administratës aktuale nuk mund të jetë diçka e keqe.

Por partitë politike duhet të dalin me një alternativë më kompetente dhe kohezive, dhe ta bëjnë shpejt këtë gjë. Deri tani pandemia e Covid-19 ka shërbyer për të fshehur disi ndarjet e thella që karakterizojnë koalicionit qeverisës në Itali. Aleanca e Partisë Demokratike e krahut të majtë, me Lëvizjen Populiste Pesë Yjet, Italia Viva të Renzit dhe grupe të tjera më të vogla, lindi si një mënyrë për të shmangur zgjedhjet e reja, që do të kishin risjellë në pushtet një koalicion të krahut të djathtë të udhëhequr nga Matteo Salvini.

Në fillim dallimet midis palëve të ndryshme nuk patën shumë rëndësi pasi për gati 1 vit,  Conte e drejtoi vendin kryesisht përmes dekreteve të emergjencës, për të vendosur kufizime të ashpra, përfshirë bllokimin e parë të plotë në një vend të zhvilluar.

Megjithatë, me kalimin e kohës Renzi e humbi durimin me qeverisjen e personalizuar të kryeministrit, dhe ngriti shqetësime mbi planet ekonomike të koalicionit. Dhe të mërkurën në mbrëmje, nëpërmjet një konference shtypi, ai shpalli tërheqjen nga koalicioni qeverisës. Italia është vendi i krizave të vazhdueshme politike, dhe këtu nuk bën përjashtim as kjo e fundit. Renzi i ka lënë hapur të gjitha opsionet, duke përfshirë edhe mbështetjen e një qeverie të re të drejtuar po nga Conte.

Me shumë gjasa, ish-kryeministri italian po kërkon të jetë pjesë e një qeverie të re me një udhëheqës tjetër. Demokratët dhe Lëvizja Pesë Yjet po tubohen pas Contes, por është pak e qartë nëse ata mund të gjejnë vota të mjaftueshme në parlament për t`a mbajtur atë në pushtet.

Skenarë të tjerë përfshijnë zgjedhjet e reja parlamentare, ose një qeveri të unitetit kombëtar të udhëhequr nga një teknokrat. Giuseppe Conte ka spikatur më shumë për aftësinë e tij për të qëndruar në pushtet, sesa për arritjet e tij konkrete.

Ish-profesori i drejtësisë doli nga anonimati në vitin 2018, për t’u bërë kryeministër në koalicionin turbo-populist midis Lëvizjes Pesë Yjet dhe LEGA-s së krahut të djathtë. Më pas ai bëri një kthesë të jashtëzakonshme, hoqi dorë nga shumica e bindjeve të tij të mëparshme, dhe drejtoi kabinetin e ri qeveritar të qendrës së majtë të krijuar në shtatorin e vitit 2019.

Menaxhimi i pandemisë prej tij ka qenë i përzier:Italia ka regjistruar një nga shifrat më të larta të vdekjeve, dhe një nga rëniet më të mëdha të PBB-së në Evropën Perëndimore. Edhe pse shpërndarja e vaksinave anti-Covid, të paktën tani për tani, është ndër më të shpejtat në Bashkimin Evropian.

Edhe më shqetësues është përparimi i ngadaltë i Italisë, në zbatimin e një plani të rimëkëmbjes ekonomike afatgjatë:Roma do të marrë më shumë se 200 miliardë euro në grante dhe kredi nga paketa e rimëkëmbjes prej 750 miliardë euroshe eurozonës, por qeveria ka miratuar vetëm së fundmi një skeme se si synon që t’i përdorë këto para. Në teori, ka vend për ta përmirësuar këtë performancë të dobët. Është më se normale të kesh një krizë ekonomike në mesin e një pandemie:Por nëse një qeveri është joefektive, është më mirë që ajo të ndryshohet.

Dhe rasti i Izraelit tregon qartazi se edhe një administratë e ngathët që po shkon drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, mund të organizojë një fushatë vaksinimi shumë të suksesshme. Por është një veprim i rrezikshëm të kesh vonesa të panevojshme në një pikë kritike të kësaj pandemie, kur do të duhet të merren vendime të vështira nëse duhet të vendosen kufizime më të ashpra,apo si të kompensohen ata që po i vuajnë dëmet ekonomike të pashmangshme.

Për më tepër, një administratë e re do të duhet të shfaqte një ndjenjë urgjence shumë më të madhe sesa ajo që ka treguar qeveria e fundit e Contes. Nga debatet mbi mënyrën e riorganizimit të pronësisë së autostradave të Italisë, tek përpjekjet për të krijuar një rrjet të vetëm me bandë të gjerë të internetit,që të dyja këto janë cilësuar si një ndërhyrje e pakëndshme e shtetit në biznesin privat.

Conte ka preferuar shpesh t’i vonojë vendimet mbi këto çështje, në një përpjekje për të zgjatur kohën e qëndrimit të tij në pushtet. Kjo taktikë e ka lënë në dyshim të ardhmen e një pjese të infrastrukturës kryesore të Italisë, duke shtuar më tej paqartësinë ekzistuese. Për momentin, Italia mund të mbështetet tek mbështetja e fortë nga pjesa tjetër e eurozonës. Banka Qendrore Evropiane po blen sasi të mëdha të obligacioneve qeveritare, përfshirë ato të Italisë, duke ndihmuar kësisoj në lehtësimin e kostove të borxhit.Kjo qasje mund t’i japë mundësi vendit t`a menaxhojë këtë krizë politike pa u përballur me një valë trazirash në treg. Por do të ishte gabim që politikanët e Italisë të përfitonin nga situata, dhe të vazhdonin të ecnin përpara me një qeveri joefektive. Do të vijë një kohë kur Italia do të përballet me pasojat e shanseve të saj të humbura. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME