Categories Lajme

Iu gjet arsenal armësh në garazhin e marrë me qira, gjykata jep vendimin për 27-vjeçarin

Gjykata ka vendosur arrest me burg për Eno Papa (Beqirin). Kujtojmë se Eno Papa u arrestua pas aksionit të zhvilluar në zonën e Liqenit të Thatë, ku policia në një ambient të marrë me qira sekuestroi 2 snajperë, 4 kallashnikovë, pistoleta me silenciator, kallëpe tritoli, paruke si dhe mjete për fshehjen e targave.

27-vjeçari Papa, i njohur dhe me mbiemrin Beqiri, sipas Policisë kishte marrë me qira një garazh në rrugën Peti ndërsa të gjitha armët dhe sendet e tjera ishin fshehur aty.

Eno Papa Beqiri pretendon se nuk ka asnjë lidhje me armët, dhe se garazhin e ka marrë me qira për një mikun e tij.

Ndërkohë në operacion  e quajtur ‘Silent’ që u zhvillua në Kodër Mezez ku u arrestuan Dorian Kalo dhe Ervis Bakalli, pas këtij operacioni policia zhvilloi edhe operacionin tek Liqeni i Thatë, që rezultoi me arrestimin e Eno Papa Beqirit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME