Lajme

Iu ka shpëtuar dy atentateve, Lala: Marklen Haka refuzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ja arsyeja

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Marklen Haka, ish-anëtar i bandës së Niklës, ka refuzuar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Ajo tha në emisionin “Pikat mbi i” se Haka mendon se ka ende mundësi rrugëdalje, prandaj dhe nuk ka pranuar që tregojë emrat se kush e ka qëlluar në dy atentatet që i janë bërë.

“Marklen Haka i mbijetoi një atentati të dytë të mirëorganizuar në Nikël. Ai thotë shumë për botën e krimit, sidomos në një vend si Nikla ku edhe policia e ka të vështirë të hyjë. Haka nuk e pranoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Mendon Akoma se ka një rrugëdalje. Zheji tha që kriminelët që vendosin të pendohen e bëjnë për dy arsye: e para se duan të shmangin një dënim maksimal dhe së dyti duan të shpëtojnë familjen.

Kur Hakës iu ofrua statusi, njeriu që ia ofroi i tha: keni një vëlla të vrarë dhe një baba të moshuar, nuk keni asnjë gjë për të humbur. Ai nuk pranoi të nxirrte emrat.

Nuk e bëri këtë gjë se realisht mendon se ka një rrugëdalje. Mendoi se do të jetë sërish në shënjestër”, tha Lala në News24.

Kujtojmë se disa javë më parë, Marklen Hakës iu bë atentat ku u qëllua me plumb në fytyrë, teksa i ka shpëtuar dhe një tjetër  atentati me armë në vitin 2019 përpara shtpisë së tij, ngjarje ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close