Lajme

Iu mbetet prodhimi stok, fermerët e Devollit hidhen në protestë: Mungon tregu

Fermerët e gjithë zonës së Devollit protestuan këtë të diel në afërsi të drejtorisë bujqësore në Devoll për rritjen e çmimit të naftës, plehrave kimike dhe për mungesën e tregut.

Në shenjë protestë fermerët kanë fikur mjetet bujqësore dhe kanë bllokuar një korsi të rrugës për të treguar edhe njëherë se rritja e çmimit të naftës ditëve të fundit e cila ka shkuar në 198 lekë të reja është një kosto e shtuar dhe e papërballueshme për ta. Sipas fermerëve ata nuk po përballen vetëm me rritjen e çmimit të naftës por edhe me dyfishimin e çmimit të plehrave kimike të cilat janë të domosdoshme për prodhimet e tyre.

Duke mos gjetur mbështetje nga shteti fermerët kanë zgjedhur të bëjnë këtë protestë paqësore duke theksuar se në ditët në vijim do merre masa për përshkallëzim të protestave. Fermerët e qarkut të Korçës vitet e fundit po përballen edhe me mbetjen stok të prodhimeve duke bërë që shumë prej tyre të hedhin prodhimet apo të presin drutë frutorë. (BalkanWeb)

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close