Categories Lajme

Iu mbyt vajza/ Rrëfimi i nënës hedh dyshime te dëshmitarët: Duhet të hapin gojën në fshat, të tregojnë se…

Mes lotësh është varrosur në Shqipëri vajza 6-vjeçare, e cila u gjet e pajetë në plazhin e Korinthit, teksa kishte dalë për të notuar me të atin. Autoritetet po shqyrtojnë të gjitha elementet e çështjes, duke kërkuar detaje për rrethanat e vdekjes së saj dhe për marrëdhëniet e prindërve të saj.

Nëna fatkeqe që jetoi dhe punoi vetëm për fëmijën e saj, sipas ANT1 do të qëndrojë pranë familjes në Shqipëri pasi nuk ka më çfarë ta mbajë në Greqi. Fjalët e saj jashtë morgut të spitalit të Korinthit ku njohu fëmijën e saj i japin një dimension tjetër orëve të fundit të 6-vjeçares.

“Ai thoshte se nuk ishte mirë, por nuk e prisja të ndodhte kjo, Rrinte dhe pinte. Një ditë më parë ata kishin shkuar në një pagëzim dhe ai ishte ulur dhe pinte. Ai ishte në gjendje të mjerueshme.

I dhanë qetësues. Ajo thoshte ‘pse, pse vajza ime e vogël… çfarë bëri vajza ime e vogël, pse e bëri këtë me vajzën time të vogël dhe jo me mua’.” ka thëne për ANT1 nëna e 6-vjeçares.

Amelia u gjet e vdekur nën një varkë në zonën detare Kalamaki të Korinthit. Babai ka deklaruar se fëmija i tij ka rrëshqitur dhe ka humbur në fund, ndërsa ai vetë nuk ka mundur të zhytet pasi vuan nga astma.

“Unë nuk do ta lëndoja fëmijën, e adhuroja atë. E adhuroja fëmijën tim, ajo ishte forca ime. Kur fëmija erdhi në shtëpi mora forcë. Unë dhe gruaja ime nuk kemi probleme, nuk kemi asnjë akuzë mes nesh.

Ne jemi bashkë në atë që na ndodhi. Unë e pata fëmijën për një muaj rresht. Vija çdo pasdite nga puna dhe e merrja ”, pohoi dje babai duke folur për protothema.gr.

Mirëpo, deklaratat e nënës – sipas dëshmive – i japin një dimension tjetër jetës së çiftit që së fundmi nuk jetojnë bashkë. “Ky takim nuk ishte i planifikuar. Erdhi dhe më tha…“Do ta marr vajzën sot se jam në shtëpi”. Nuk e prisja”, tha nëna e 6-vjeçares.

“Iku një engjëll, ta ndihmojmë nënën. Ata duhet të hapë gojën, të flasin atje në fshat. Se ajo kishte kaluar situata të mjerueshme. Se ka ngrënë edhe dru. Nuk kishte as energji elektrike. Qumështin e fëmijës e ka marrë dhe e ka ngrohur fqinji”, tregon një mikeshë e mamasë së Amelias.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME