Lajme

Iu merrnin 100 mijë lekë qytetarëve për tamponet, vendimi për 14 zyrtarët

Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka dhënë 14 masa sigurie, ndër të cilat 2 ‘arrest me burg’, 9 ‘arrest shtëpie’ dhe 3 të hetuar në gjendje të lire për  14 zyrtarë të strukturave shëndetësore në vend, të cilët iu merrnin para qytetarëve, në mënyrë që tiu kryenin tamponet.

Ata akuzohen për falsifikim dokumentesh me qëllim përfitimin, duke bërë korrupsion. Janë lënë në burg 2 mjekët e Insitutit të Higjienës në Tiranë, Niko Nika dhe Hazis Lura, të akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike më shumë se njëherë, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”; Ndërkohë që është dhënë masa arrest shtëpie për 9 persona të tjerë,  të ndaluar gjatë operacionit ‘librezat’ Masa “Arrest në shtëpi” është dhënë për : Eda Myftari me detyrë mjeke tek Instituti i Higjienës Tiranë .

Ihsan  Hasani ish-mjek tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 1 Tiranë, Franc Daija  ish-mjek te Poliklinika Shëndetësore Nr. 1 Tiranë, Ilir Hoxha  me detyrë mjek tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 6 Tiranë, Ornela Balla 34 vjeçe, Johana  Sinani 29 vjeçe, dhe A. M., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke tek Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; arrest shtëpie dhe për

Arjan Gjoka, dhe Evald Bejaj me detyrë mjekë tek Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, për veprën penale “Shpërdorim detyre”; Masën “Pezullim të ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik” ndaj 3 shtetaseve:

Luiza Metani 48 vjeçe, me detyrë mjeke tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 6 Tiranë, Diana Hysi 51 vjeçe me detyrë mjeke tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 1 Tiranë dhe Marinela  Sylmina 42 vjeçe, me detyrë mjeke tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 4 Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se personat nën hetim janë implikuar në disa episode korruptive si: marrje e vlerave monetare që varionin nga 5.000 deri 10.000 lekë të reja, ndërmjetësim me qytetarë të ndryshëm për të bërë tamponin për COVID, kundrejt shumave monetare nga 5.000 deri 10.000 lekë të reja.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: 1.500.000 lekë të reja dhe 2500 euro të gjetura në banesën e personit nën hetim N. N.; 35 libreza shëndetësore të gjetura në disa subjekte tregtare private në qytetin e Tiranës; certifikata dezinfektimi dhe dokumente të ndryshme mjekësore që janë lëshuar në mënyrë fiktive nga punonjësit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Instituti i Higjienës Tiranë; 14 aparate celulari të markave të ndryshme dhe një pajisje elektronike tablet.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: