Categories Lajme

Iu sekuestruan 1 mln euro pasuri, si i pastronte shkodrani paratë e trafikut në Danimarkë

Pasuri me vlerë rreth 1 milion euro janë sekuestruar nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndaj një të dënuari në Shkodër . Pasuritë janë në emër të shtetasit Astrit Beqiri, i cili aktualisht po vuan burgimin me 7 vite e 4 muaj, pasi konsiderohet si kreu i një grupi k riminal.

Në njoftimin zyrtar, GJKKO bën me dije se janë sekuestruar dy pulari me vlerë 800 mijë euro dhe pesë automjete të ndryshme me vlerë 173 mijë e 500 euro. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 8.6 milionë lekë të rinj, para të gjetura cash. Pasuritë e sekuestruara i kalojnë për llogari shtetit shqiptar.

DËNIMI, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi më 23 mars të këtij viti me 14.2 vite b urg shtetasit Astrit Beqiri dhe Dhimitër Shkodrani, të cilët janë shpallur fajtorë për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal. Konkretisht, Gjykata ka dhënë 7 vjet e 4 muaj burg për Beqirin dhe 6 vjet e 8 muaj b urg për Shkodranin.

Në njoftimin e SPAK mësohet se OFL ka konfiskuar një pulari në Shkodër, e cila dyshohet se përdorej për pastrimin e parave, si dhe janë sekuestruar 5 automjete, 3 prona të paluajtshme dhe rreth 30 milionë lekë, që në total kapin vlerën e 8 milionë eurove.

Beqiri dhe Shkodrani janë pjesë e një grupi kriminal, i cili ka trafikuar mbi 1650 kg k okainë drejt vendeve të Bashkimit Europian. Paratë e përfituara nga aktiviteti k riminal dërgoheshin në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku merreshin nga shtetasi Dhimitër Shkodrani. Ky i fundit më pas i dorëzonte te shtetasi Astrit Beqiri në Shkodër, i cili u arrestua më 26 qershor 2019.

ARRESTIMI, Astrit Beqiri, pronari i pularisë “RENS 2015”, u arrestua në qershor të vitit 2 shtetasi Sokol Krasniqi, kunati i Beqirit. Hetimet nisën në Danimarkë pas t rafikut të një sasie të madhe kokaine atje. Ishte Krasniqi, i identifikuar fillimisht si shtetas kosovar nga autoritetet daneze, por që në fakt ishte nga Shkodra dhe quhej Jetmir Kastrati, ai që akuzohej si kreu i grupit të tr afikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve skandinave.

Nga janari i vitit 2018 e deri në periudhën e operacionit në qershor 2019, këtij grupi kriminal i janë sekuestrua në periudha të ndryshme një sasi prej 1650 kg kokainë. Një pjesë të parave të fituara nga trafiku i lëndëve narkotike Kastrati i pastronte në Shqipëri, duke përdorur emrin e kunatit të tij, Astrit Beqiri, i cili investonte në biznese të ndryshme në Shkodër.

Vetë Beqiri nuk është implikuar direkt në trafikun e kokainës, por ka qenë personi që pastronte paratë e fituara nga kunati i tij. Organizata përbëhej nga anëtarë serbë, holandezë, shqiptarë, suedezë, ndërsa d roga shpërndahej në Danimarkë, Suedi, Gjermani, Belgjikë, Holandë dhe Slloveni.

PASURITË E SEKUESTRUARA, Një aktivitet biznes pulari në Shkodër = 400 mijë €. Një aktivitet biznes pulari në Shkodër = 400 mijë € 5 automjete të ndryshme 173,500 € & 8.6 milionë lekë cash

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME