Lajme

Iu zinte pritë të moshuarve kur dilnin nga kisha apo në tregje dhe i grabiste, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar në Selanik

Një 26-vjeçar shqiptar në Selanikun lindor ishte kthyer në makth për të moshuarit në zonën e Selanikut, të cilët i grabiste. Media greke, The Festival raporton se, i riu grabiste jashtë kishave dhe tregjeve në zonën e Harilaou dhe Kato Toumpa.

Oficerët e policisë pas një hetimi metodik arritën që të identifikonin një person, i cili është përfshirë në grabitje të shumta ndaj të moshuarave. 26-vjeçari akuzohet për 29 grabitje në rrugë. Mësohet se nga qershori 2020, shqiptari, duke lëvizur në zonat e Harilaou dhe Kato Toumba, kishte si synim gratë e moshuara që ktheheshin nga kisha apo dhe nga tregjet, ndërsa i sulmonte ato në rrugë ku nuk kishte shumë lëvizje dhe i grabiste ato.

Përmes vjedhjeve i riu ka arritur të sigurojë një shumë totale prej 2100 euro, karta bankare, ar e bizhuteri, celularë dhe dokumentet e tyre personale, ndërsa në kontrollin e kryer në shtëpinë e tij në zonën e Faliros, u gjetën shumë sende të vjedhura me vlerë. I arrestuari është dërguar në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close