Lajme

Izrael, Facebook bllokon faqen e Netanyahu-t për disa orë, hera e dytë brenda javës

Për herë të dytë brenda një jave, Facebook ka bllokuar faqen e Kryeministrit Benjamin Netanyahu për disa orë, ndërkohë që Izraeli po votonte për të zgjedhur një parlament të ri.

Bisedat apo mesazhet automatike u bllokuan nga rrjeti social Facebook sepse Kryeministri kishte botuar rezultatet e disa sondazheve, veprim në shkelje të ligjit zgjedhor të Izraelit.

Faqja u bë e disponueshme vetëm pasi partia Likud e kryeministrit Netanyahu, siguroi që asnjë sondazh apo intervistë nuk do të botohej as Facebook, e as në radio apo TV, para përfundimit të zgjedhjeve.

Pezullimi i faqes, që zgjati rreth dy orë, u kërkua nga gjykatësi Hanan Melcer.

Kryeministri u akuzua gjithashtu se kishte dhënë dy intervista “të paligjshme” në shumë stacione radio.

Javën e kaluar, Facebook kishte pezulluar chatbot-in e Netanyahu-t për shkak të një fjalie të konsideruar raciste.

Në dritën e polemikave të shkaktuara, lideri i Likud u mbrojt duke thënë se mesazhi nuk ishte shkruar nga ai.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button