Categories Lajme

Ja arsyeja pse Adnan Abdulla ndaloi dhe ndaloi thirrjet kundër shqiptarëve

Me flamurin kuq e zi dhe i hipur në një motor Harley, Adnan Abdulla, është bërë një ndër figurat më të përfoluara këto ditë mes shqiptarëve.

Kjo, për shkak të një video që të afërmit e tij regjistruan në Shkup në momentin që ai ndaloi motorin e tij dhe doli përballë një grupi të rinjsh sllavë që brohorisnin në kor “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur” Ky reagim bëri që të rinjtë të ndalin korin dhje të largoheshin. Nga ana tjetër, Adnan Abdulla ka një mesazh për të gjithë. Ja çfarë shkruan ai: “DEKLARATË DHE SQARIM PËR OPINION!

“Unë Adnan Abdulla dua edhe një herë të sqaroj opinionin se rasti me grupin e tifozëve të futbollit që bënin thirrje nacionaliste në lagjen Gjorce Petrov kur unë isha duke kaluar si dasmor në ato momente, nuk ka të bëjë aspak me incident apo me ndonjë konflikt eventual, personalishtë kam ndërhyrë vetëm që të parandaloj një situatë më dramatike e cila ka pasur mundësi të ndodhë duke ditur se aty kalonin dasmorë ku kishte gra dhe fëmijë me një qëllim të vetëm NJERËZOR që ti largoj dhe parandaloj ndonjë situatë të palakmueshme. ju bëj thirrje të gjitha partive politike dhe mediave elektronike që të kenë kujdes dhe të mos keqpërdorin emrin tim lidhur me ngjarjet në Lagjen Petrov sepse veprim i imi ka qenë human dhe njerëzor dhe nuk ka kurrfarë motive tjera.

Gjithashtu ju bëj thirrje organeve kompetente që janë përgegjese per mbajtjen e rendit publik që të ndërmarrin masa në parandalimin e situatave të këtillë në të ardhmen sepse të gjithë në jemi qytetarë të këtij vendi dhe bashkëjetesa në këtë shtet është i patjetërsueshëm”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME