Categories Lajme

Ja çfarë tha Rama pak ditë para udhëtimit luksoz në Paris

“Unë nuk vras, nuk vjedh, nuk shantazhoj, nuk shpif, nuk fle para tjerëve, nuk zgjohem pas të tjerëve, nuk zdërhallem për qejfet e mia lokaleve të Tiranës apo rrugëve të botës. Unë nuk punoj për të jetuar, por jetoj për të punuar”. Kështu deklaroi pak ditë më parë kryeministri i vendit, Edi Rama, në një fjalim ‘mallëngjyes’, ku tentoi dëshpërimisht t’iu hedhë hi syve shqiptarëve, duke iu shfaqur si të ishte vërtetë “Baba i Kombit”, ashtu siç preferon ta quajë veten.

Por siç thotë një shprehje e urtë popullore “bëj siç them unë, por mos bëj si bëj unë”, kjo është edhe motoja e Ramës, i cili pa kaluar asnjë javë nga kjo deklaratë, udhëtoi me charter privat drejt Parisit, në një kohë kur daljet jo vetëm jashtë vendit, por edhe ato ndërqytetase, janë ende të ndaluara për shqiptarët. Ky udhëtim luksi i Ramës, i cili gënjeu publikisht në deklaratën e tij mallëngjyese, erdhi në një kohë kur shqiptarët po përballen me krizën e thellë ekonomike si pasojë e pandemisë.

Por, Rama as që do t’ia dijë për popullin e tij mesa duket, pasi ai e ka luksin të udhëtojë për qejfin e tij në kryeqytetin francez. Një gjë e tillë u denoncua nga opozita, përmes sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili e cilësoi të turpshëm udhëtimin e Ramës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME