Lajme

Ja disa nga pikat më të rëndësishme të Këshillit Bashkiak, që u zhvillua sot

Nga Dritan Leli,  Një nga pikat më të rëndësishme të Këshillit Bashkiak, që u zhvillua sot, ishte ngritja e shërbimeve mbështetëse për fëmijët dhe fuqizimin e familjeve.

Me mbështjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me UNICEF dhe organizatën Nisma, Bashkia Vlorë është ndër dy bashkitë që do të pilotojnë transformimin e shërbimeve rezideciale për fëmijë, në shërbime shoqërore me bazë komunitare që kontribuojnë në mbrojtjen dhe përfshirjen sociale të të gjitha grupeve në nevojë.

Këto shërbime ngrihen në kuadër të Reformës së Deinstitucionalizimit, që iu garanton fëmijëve të drejtën për të jetuar në një mjedis familjar të shëndetshëm dhe mundëson zhvillimin e potencialit të plotë të tyre.

Dy objektivat më të rëndësishme të këtij shërbimi janë parandalimi i ndarjes së fëmijëve nga prindërit dhe deinstitucionalizimi nëpërmjet ri-integrimit me familjet biologjike ose në familje kujdestare, duke garantuar sigurinë dhe mirëqënien e fëmijëve.

Së dyti, familjet dhe fëmijët të përfitojnë shërbime të specializuara që adresojnë nevojat e shfaqura në aspektin e shëndetit fizik dhe mendor.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe:

Close
Back to top button
Close
%d bloggers like this: