Categories Lajme

Ja kush janë dy djemtë që braktisën 18-vjeçaren shqiptare në Ferizaj (Foto)

Një 18-vjeçare është dërguar sot pa shenja jete në Qendren Emergjente në Ferizaj nga dy persona, të cilët janë larguar menjëherë nga aty.  Dyshohet se ata e kanë sjell viktimën me një veturë të tipit Audi me tabela të Zvicrës por që numrat e tabelave nuk janë zbuluar ende për shkak të pamjeve të dobëta të kamerave të sigurisë. Nga kamerat e sigurisë së spitalit janë nxjerrë fotot e dy djemëve të cilët braktisën 18-vjeçaren të vdekur në derë të spitalit.

Mediat në Kosovë raportojnë se fotografitë janë shpërndarë në të gjitha pikat kuftare dhe drejtoritë rajonale. Rasti është bërë i ditur edhe nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj Shukri Jashari, i cili tha se policia ende nuk ka arritur ta identifikojë viktimën.

“Dy persona e kanë sjell me një veturë të tipit ‘Audi’ me tabela të Zvicrës, tabelat për momentin nuk mund të deshifrohen. Fotografitë e të dyshuarve janë nxjerrë prej kamerave të sigurisë të spitalit, ende nuk dihet kush janë ata persona, mirëpo fotografitë e tyre janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës”, ka deklaruar kryeprokurori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME