Categories Lajme

Ja kush është autori që ekzekutoi Emiljano Boçin

Policia e Tiranës ka arritur të identifikojë dhe vërë në pranga një 30-vjeçar, i cili akuzohet për vrasjen e shtetasit Emiljano Boçi, ngjarje kjo e ndodhur rreth një vit më parë, konkretisht më datë 14 janar 2018.

I arrestuari është shtetasi Tori (Hektor) Xhecuka, 30 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, indaj të cilit rëndojnë akuzat e “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe ajo e “Prodhimit dhe mbajtjes së armëve luftarake”.

Më tej në njoftimin e policisë thuhet se: “Për arsye hetimi në funksion të zbardhjes së plotë të kësaj ngjarje, nuk bëhen me dije detaje të tjera.”

Pas njoftimit të policisë, kanë dalë edhe fotot e të arrestuarit Hektor Xheçuka.

Kujtojmë se, ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Shefqet Musaraj” në datën 14 janar të këtij viti, ku viktima u gjet në një mjet i plagosur, por më pas ka humbur jetën në spital. Viktima, Emiljano Boçi, 32 vjeç dhe i plagosuri Melvin Disha, 27 vjeç, shokë me njëri-tjetrin u qëlluan sapo kishin dalë nga një restorant peshku së bashku. Viktima dhe shoku i tij i plagosur sapo ishin kthyer nga Gjermania 2 javë para ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME