Categories Lajme

Ja momenti kur Ajas Sulejmani merr përpara çiftin dhe foshnjën e tyre 3-muajsh

‘Top Channel’ ka siguruar videon e momentit kur ndodhi aksidenti i sotëm në rrugën e ‘Kavajës’, ku 39-vjeçari Ajas Sulejmeni aksidentoi një çift me foshnjën e tyre. Siç shihet edhe në video, makina ishte me shpejtësi të lartë teksa nuk ka frenuar aspak në vijat e bardha duke marrë përpara çiftin dhe foshnjën në karrocë e duke përfunduar në anësore të rrugës. Pas aksidentit të rëndë, 39-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur në rrugë edhe mjetin e tij  luksoz tip “‘Mercedes-Benz G-Class’ me targa gjermane ‘RPII63’. Autori arriti të arratisej nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka mundur të shoqërojë në komisariat të afërmin e tij, që ndodhej me të në mjet gjatë momentit të aksidentit. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME