fbpx
Lajme

Ja momenti kur bie komplet pallati 8 katësh në Turqi

Tërmeti i fuqishëm i rënë mesditën e kësaj të premtje në detin Egje, ka shkaktuar shembjen e disa pallateve dhe dëmtimin e shumë banesave të tjerave në Turqi. Mediat turke vazhdojnë të publikojnë pamje të tmèrrshme, ku shihen banesa të rrafshuara dhe qytetarë që kërkojnë për vi.ktima nën rrënoja.Lëkundjet sizmike kanë qenë shumë të fuqishme, pasi në Izmir janë rrëzuar disa dhjetëra godina shumëkatëshe dhe dëmet janë të  pallogaritshme. Ndërkohë mësohet se lëkundjet janë ndjerë dhe në shumë qytete turke si në Bursa, Stamboll, Izmir, Denizli dhe Çanakkale. Në pamjet e mëposhtme shihet shembja e një pallati 8 katësh:

Lidhur me situatën në Turqi, ka reaguar dhe presidenti Erdogan, i cili thotë se po bëhen të gjitha përpjekjet për shpëtimin e qytetarëve. “Me të gjitha mjetet e shtetit tonë, ne u qëndrojmë pranë qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Ne morëm masa për të filluar punën e nevojshme në rajon me të gjitha institucionet dhe ministrat tanë përkatës”, u shpreh Erdogan.

Pamjet e publikuara në mediat turke tregojnë që pasaojat e tërmetit janë katastrofike. Edhe pse nuk është raportuar për viktima, shumë persona janë nën rrënoja. Ndërkohë Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, tha se “deri më tani në rrethet Bornova dhe Bayraklı të qytetit Izmir janë rrënuar 6 ndërtesa. “Përveç çarjeve të vogla në ndërtesa në qytetet Uşak, Denizli, Manisa, Balıkesir, Aydın dhe Muğla, nuk është raportuar për viktima”, njoftoi ai nga rrjeti social Twitter.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button