Categories Kuriozitete, Lajme

Ja pse qeni konsiderohet si miku më besnik i njeriut, e ndihmon të zonjën ta shtyjë makinën e bllokuar nga uji (Video)

Një qen i vogël u fut për të bërë përpjekjet e tij dhe për të ndihmuar në shpëtimin e makinave që kishin ngecur në ujërat e përmbytjeve në Glasgow.

Puck, një qen i llojit spaniel springer, u filmua duke i dhënë një putër ndihmëse pronares së tij Lori Gillies ndërsa çifti shtynë një automjet në rrugë pasi ishte bllokuar me dy gra brenda.

Nga shirat e rrëmbyeshëm, uji ishte mbi gjunjët e Lorit në Harland Street, pranë lumit Klajd. Por, me ndihmësin e saj që i notonte pranë, ajo ishte në gjendje ta ndihmonte drejtuesen e makinës të shkonte në një vend të sigurt.

Vizitorët nuk mund ta besonin kur Puck vuri putrat në parakolpin e pasmë dhe e ndihmoi atë të shtyjë.

Davie Keel, i cili po filmonte përpjekjet e shpëtimit, mund të dëgjohet duke thënë “një qen i vogël poi jep një shtytje” dhe “çfarë qeni qenka”.

Lori, 33 vjeçe, tha për Daily Record: “Pucku dhe unë ishim në shëtitjen tonë të zakonshme dhe ishte një makinë që kishte ngecur në ujë. Kishte dy gra brenda dhe unë zbrita për t’i dhënë një dorë”.

“Ne kurrë nuk kemi pasur përmbytje aq të këqija sa atje. Pucku po notonte pranë meje dhe unë nxora telefonin tim për ta filmuar dhe pastaj ai filloi ta shtyjë”, shtoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME