Lajme

Ja qëndrimi i presidentit Meta për dorëheqjen e ministrit Xhafaj

Presidenti i vendit Ilir Meta ka firmosur shkarkimin e Fatmir Xhafajt dhe emërimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme. Dorëheqja e Xhafajt u bë publike mëngjesin e sotëm nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Kështu i jepet fund çdo skenari, duke i bërë fakt ndryshimet në qeverisje. Në mesazhin e Xhafajt pas dorëheqjes vlerësohej bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa ish-ministri shtoi se kishte punuar me pasion.

Përveç reagimit të shkurtër në mëngjes, kryeministri Rama ka vendosur që ta lërë tërësisht në heshtje këtë situatë.

Mesazhi i ministrit Xhafaj pas dorëheqjes nga detyra:

Pas më shumë se 1 viti në krye të Ministrisë së Brendshme, me vullnetin tim, i kam paraqitur Kryeministrit Edi Rama dorëheqjen time si Ministër i Brendshëm, duke e falënderuar për besimin e dhënë me emërimin në këtë detyrë të rëndësishme.

Erdha në këtë detyrë për një mision të vështirë, shërbeva me pasion, me modesti dhe me devotshmëri në shërbim të shtetit, të ligjit dhe të qytetarëve.

Sfidat kanë qenë tepër të mëdha, por jam krenar se në krye të një ekipi me integritet e përkushtim në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, kemi mundur të arrijmë suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej tyre të konsideruara të pamundura për vite të tëra.

Falënderoj të gjithë ekipin, kolegët, miqtë e mi dhe veçanërisht familjen time, si dhe të gjithë ata që më vlerësuan, besuan dhe më mbështetën gjatë gjithë kësaj periudhe.

Vlerësim dhe mirënjohje nga zemra për të gjithë ata gra dhe burra në uniformë, për gjithçka bënë gjatë kësaj periudhe në luftë me krimin dhe paligjshmërinë.

Një falënderim i veçantë edhe për partnerët vendas dhe ata të huaj, agjencitë ligj zbatuese vendase e ndërkombëtare, mbështetja e të cilëve ka qenë një inkurajim shumë i rëndësishëm.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close