Categories Lajme

Ja si do duket Marina e Vlorës, projekti më i rëndësishëm për turizmin detar në vend

Prej pak kohësh ka nisur ndërtimi i portit turistik të Vlorës që parashikon transformimin e hapësirës ku ndodhej porti i vjetër industrial në portin më të madh turistik në vend.

Demontimi i strukturës së vjetruar dhe jashtë funksionit të portit të vjetër të mallrave është drejt përfundimit dhe tashmë ekipet e inxhinierëve dhe punëtorëve po përgatiten për fillimin e hedhjes së “themeleve” të marinës më të madhe në vend dhe një ndër më modernet në detin Adriatik dhe detin Jon.

Vlora Marina do të ketë 438 vende dhe është e kategorisë Superiore që plotëson të gjitha kërkesat dhe standardet maksimale për ankorimin e jahteve dhe mega-jahteve.

Për zhvillimin e këtij projekti janë bërë bashkë XDGA-Xaveer De Geyter Architects – Bruksel, një ndër studiot arkitekturore më prestigjioze Evropiane me eksperiencë në fushat  urbanistikës dhe inxhinierisë civile, Arti Proje ltd – Londër, projektues me eksperiencë në realizimin e disa prej marinave më të rëndësishme të Mesdheut.

Projekti për ndërtimin e marinës më të madhe në vend do të kushtojë rreth 45 milion euro. Punimet e plota për ndërtimin e marinës në Vlorë parashikohen që të përfundojnë në vitin 2025 por ajo do të jetë e përdorshme pjesërisht edhe më parë. Të gjitha kostot e këtij projekti do të mbulohen nga kompania koncesionare dhe 30 vite pas përfundimit të ndërtimit porti turistik i kalon shtetit shqiptar.

Me fillimin e punimeve për portin turistik qytetit të Vlorës i krijohen shumë mundësi të reja për zhvillimin e turizmit duke u kthyer në një portë detare e barabartë me qytetet e tjera në detin Mesdhe. Vetë Vlora është qyteti kryesor i turizmit detar në vend por tashmë merr edhe një pozicion strategjik në korridoret e pushuesve që zgjedhin lundrimin nëpërmjet detit.

Ja si do duket Marina e Vlorës, projekti më i

Operatorët turistik në vend do të përfitojnë një rritje të volumit nga ekonomia blu që do të krijojë Marina Vlorë. Ndërkohë një ndikim të drejtpërdrejtë pozitiv në ekonomitë e qytetarëve të Vlorës do të vijë nga punësimi gjatë fazës së ndërtimit. Ndërkohë, gjatë fazës së operimit do të krijohen vende të reja pune por edhe profesione të reja teknike që nevojiten për mbarëvajtjen e portit turistik dhe ofrimit të shërbimeve për jahtet dhe mega-jahtet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME