Categories Lajme

Ja si do variojnë temperaturat në Shqipëri e rajon

Shqipëri-  I ftohti siberian gradualisht po tërhiqet nga territori Shqiptar duke bërë që në vendin tonë të rikthehen temperaturat tipike përsa i përket muajit Shkurt. Shqipëria edhe përgjatë të shtunës do të mbetet nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin orë të shumta me diell kryesisht në zonat bregdetare dhe në një pjesë të mirë të qyteteve të zonës së ulët.

Ndërsa në zonat malore here pas here pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -7°C deri në 15°C. Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Republika e Kosovës parashikohet që përgjatë gjithë 24 orëshit të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në pjesën e parë të ditës në zonat perëndimore dhe Jugore.

Ndërsa në orët vijuese do të ketë shfaqje të vranësirave në një pjesë të mirë të vendit, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore të Kosovës. POR nuk do të mund të gjenerojnë reshje.

Maqedoni e Veriut

Dita e shtunë në Maqedoninw e Veriut pritet të sjellë tërheqje të masave ajrore të ftohta me origjinë nga Siberia, duke bërë që të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit në të dy ekstremet ditore.

Përgjatë të shtunës në orët e mesditë pritet që i gjithë vendi të jetë në vlera pozitive gjatë mësditës. Vijojnë kthjellimet të jenë dominuese në pothuajse të gjithë vendin, ku më të dukshme do të jenë në zonat Jugperëndimore të vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME