Categories Lajme

Ja si po e ‘shpërndan’ SHBA nëpërmjet fluturimeve

SHBA i ka kufizuar në masë udhëtimet në vend. Por për ata që e lenë vendin kufijtë janë të hapur. Autoritetet e migracionit organizojnë fluturime dëbimi në Amerikën Latine, megjithëse shumë vetë në bord janë me covid. Virusi Corona vazhdon të përhapet në SHBA. Ndërkohë ky vend ka kaluar numrin e 90.000 të vdekurve nga virusi. Presidenti Donald Trump ka urdhëruar kufizime të forta të udhëtimit në vend dhe rregullore të ashpra për imigrimin, por fluturimet me personat që dëbohen nga SHBA vazhdojnë të kryhen në drejtim të Amerikës Latine dhe Karaibeve. Mes tyre mjaft janë të infektuar me virusin Corona.

Kritikët thonë, se SHBA me praktikën e saj të pamëshirshme të dëbimit e përhapin virusin në vende, ku sistemet shëndetësore janë gati në kolaps për shkak të pandemisë. Haiti një vend me 11 milionë banorë ka më pak se 60 aparate intubimi. Vetëm pas një raportimi të gazetës “Miami Herald”, 5 haitianë që janë testuar pozitivisht me virusin nuk u morën në fluturimet e dëbimit për në vendlindje. “Qeveria amerikane është definitivisht bashkëpërgjegjëse për përhapjen e pandemisë së COVID-19”, thotë për Deutsche Wellen, Ariana Sawyer, eksperte e migracionit për programin e SHBA të organizatës për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch. Megjithë kufizimet botërore dhe kundër rekomandimeve të ekspertëve të shëndetësisë, autoriteti i migracionit, ICE ka dëbuar njerëz që kanë qenë të testuar pozitivisht me virusin. Guatemala përballë SHBA

Guatemala i vuan veçanërisht pasojat e këtyre dëbimeve. Herë pas here ky vend i ka pezulluar fluturimet me SHBA javët e kaluara, por shteti amerikanoqendror nuk do ta zemërojë shumë partnerin e fuqishëm në veri. E ai këmbëngul që migrantët të kthehen pa shumë burokracira. Këtë e vlerësojnë në fund të fundit votuesit e Donald Trump. Një funksionar amerikan tha për revistën “The New Yorker”, se “dëbimet duhet të vazhdojnë”. Trump ka kërcënuar me sanksione, nëse vendet refuzojnë pranimin e migrantëve të dëbuar.

Ministri guatemalas i Shëndetësisë, Hugo Monroy tha, se 50 deri në 75 Prozent e të dëbuarve kanë virusin. Vetëm pas ankimit të qeverisë së Guatemalës për një numër të lartë të të infektuarve që kthehen, SHBA dërgoi ekspertë të Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Ndalimin në Guatemalë. Dëbimet nga SHBA e ashpërsojnë situatën e krizës së pandemisë në këtë vend. Pas këmbënguljes së qeverisë së Guatemalës, autoriteti i migracionit, ICE në SHBA tani para dëbimit po i kontrollon migrantët. Kush ka temperaturë më shumë se 37,2 grad nuk hipën në avion, por futet në një qendër karantine.

Demokratët: Nuk duhet të shkelen standardet humanitare Sipas ekspertës së migracionit, Saywer, ICE e ka përgjegjësinë për testimin e migrantëve. Ajo është skeptike. „Kemi parë që në shumicën e rasteve ICE nuk teston për Coronën. Në vend të kësaj ata kontrollojnë për simptoma si temperatura e lartë apo simptoma të tjera. Në një kohë që dihet, se shumë vetë që e kanë virusin nuk tregojnë simptoma. Kjo do të thotë që këto kontrolle nuk mjaftojnë.”

Disa senatorë demokratë, mes tyre edhe ish-kandidatët për zgjedhjet presidenciale, Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren i kanë dërguar një letër të hapur qeverisë së Donald Trump. Ata kërkojnë që të gjithë migrantët që duhet të dëbohen të kontrollohen më parë për virusin Corona. T’i kthesh me detyrim personat që kanë virusin në vendet e tyre shkel rregullat humanitare e standardet shëndetësore, që vendi ynë duhet t’i respektojë në rast të një pandemie, shkruajnë ata. DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e enjte ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshmë atmosferike, kryesisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME