Categories Lajme

Ja si u menaxhua situata e COVID nga Bashkia Vlorë dhe çfarë pasojash la tek qytetarët

Si u menaxhua situata e COVID  nga Bashkia Vlorë  dhe çfarë pasojash la ajo tek qytetarët? Qendra Rinore e Vlorës vjen në një raport monitorimi që jep të dhëna të hollësishme rreth shërbimeve që janë ofruar nga Bashkia Vlorë, vendimarrjen e Këshillit Bashkiak, por edhe perceptimet e grupeve të ndryshme qytetare në periudhën mars-prill të këtij viti. Ky raport u përgatit në kuadër të Përballja e Ofertave Politike – POP 2019, “Monitorimin e zbatimit të kontratës sociale në nivel lokal.” që është një nismë e rrjetit të organizatave të shoqërisë civile shqiptare mbështetur nga Olof Palme International Centre në kuadër të një programi të financuar nga Suedia. Metodologjia për përgatitjen e raportit të monitorimit janë kombinuar një sërë mjetesh dhe metodologjish që janë si më poshtë:

Në çdo bashki u dërgua një kërkesë për informacion. Përgjigjet e kësaj letre janë në pjesën e analizimit të gjetjeve. U realizuan 60 intervista cilësore me qytetarë të grupeve në nevojë, komunitet egjiptian, të punësuar, të rinj, biznese/gazetarë lokale, që kontribuan në marrjen e mendimit qytetar. U monitoruan komunikimet publike të përfaqësuesve të bashkisë përmes TV dhe medias sociale.

U monitoruan vendimet e Këshillit Bashkiak, në lidhje me masat e marra nga Bashkia për shërbime ndaj komunitetit, në përgjithësi dhe me disa target grupe në veçanti, si dhe veprimtaria e anëtarëve të Këshillit Bashkiak. Rishikim i legjislacionit dhe planit të masave të marra nga Qeveria dhe Pushteti Vendor për situatën COVID-19. Raporti përmban gjetje dhe rekomandime, ndër to mund të përmendim:

Për Bashkinë Vlorë: Rekomandime Situata e izolimit dhe pandemisë së COVID vendosi institucionet dhe qytetarët para sfidave që kërkojnë ndërhyrje të shpejtë, të koordinuar dhe inteligjente. Bazuar mbi situatën, kërkohet zgjidhje dhe adresim i unifikuar për periudhën e daljes nga izolimi, ku komunikimi në kohë reale dhe bashkëpunimi mes qytetarëve dhe Bashkisë Vlorë, të jetë sa me cilësor dhe efektiv.Bashkia duhet të ndryshojë buxhetin e vitit 2020, fondet duhen të përshaten dhe të ri shpërndahen, për mbështetjen e grupeve në nevojë dhe qytetarëve që rrezikojnë të mbeten të papunë pas periudhës së izolimit.

Gjithë të dhënat e grumbulluara mbi qytetarët që kanë nevojë për mbështetje, nga Drejtoria e Shërbimeve Sociale, Administratorët e Njësive dhe Komisioni i Mbrojtjes Civile, duhet të unifikohen dhe orientohen drejt përgjigjes së shpejtë me ndihmë financiare ose ushqimore. Rekomandohet të krijohet një fond i nevojshëm për të adresuar me ndihmë financiare/ushqimore, këto kategori.

Rritja e mbështetjes për komunitetin rom dhe egjiptian përmes paketave ushqimore. Shërbimet që mund të ofrohen online për qytetarët, janë të rekomanduar të fuqizohen dhe të përdoren formate sa më të thjeshta. Bashkia duhet të investojë për mediumet zyrtare të shpërndarjes së informacionit, sic është faqja zyrtare e internetit, ku qytetarët të marrin informacion dhe shërbime në kohë reale. Edhe pse Bashkia nuk është përgjegjëse e drejtëpërdrejtë për punësimin e qytetarëve, ajo duhet të ketë në vëmendje, përmes ngritjes së iniciativave për punësimin e individëve që do të preken nga kriza e COVID.

Mbështetje për sektorin e turizmit, përmes lehtësimit të taksave dhe tarifave, krijimit të mjedisit të sigurt për përdoruesit dhe iniciativave bashkëpunuese, në fuqizimin e sektorit që mbështet gjithë ekonominë qarkulluese në Bashkinë Vlorë. Gjetje nga monitorimi i vendimeve të Këshillit Bashkiak të Vlorës. Këshilli Bashkiak i Vlorës gjatë izolimit për shkak të COVID, ka marrë vendime nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik (email), Gjatë periudhës mars-prill 2020, janë realizuar 5 mbledhje përmes komunikimit me email dhe janë marrë në total 12 vendime nga të cilat 6 vendime të lidhura me gjendjen e COVID.

Në periudhën e distancimit social, Këshilli Bashkiak i Vlorës, përmes realizimit të mbledhjeve me email, ka aprovuar 4 rregullore të rëndësishme të funksionimit dhe organizimit të tij. Ka munguar komunikimi në mediat lokale ose mediat sociale, për vendimarrjen në situatën e COVID. Gjetje nga intervistat cilësore me qytetarë. Ka ankesa për të drejtat e lëvizjes ose shërbime që ofrohen ekskluzivisht nga bashkia, jo të gjitha planet e masave dhe aktet e miratuara, kanë qënë të deklaruara nga institucionet vendore. Komunikimi përmes rrjeteve sociale përbën bazën e komunikimit, duke anashkaluar mediumet publike që ka për detyrë bashkia, t’i bëjë publike ndaj qytetarëve.

Përsa i përket ndihmës ekonomike dhe ushqimore, qytetarët shprehen se Bashkia ka shumë pak mundësi ti ndihmojë dhe shprehen se nuk kanë mundësi të përfitojnë edhe nëse aplikojnë në periudhën e izolimit, ose pas saj. Pensionistët deri diku shprehen pozitivë ndaj vëmendjes së treguar për ta, ata konfirmojnë se disa shërbime i marrin nga bashkia, por kanë gjetur dhe mbështetje nga të afërm të tyre. Komuniteti rom dhe egjiptian, mbetet në kërkim të vazhdueshëm të mbështetjes ushqimore dhe financiare, ata përballen me vështirësi të mëdha.

Nga intervistat e realizuara me grupe të ndryshme qytetarësh shprehet qartë pasiguria dhe shqetësimi mbi situatën e vështirë ekonomike që janë duke përjetuar. Familjet në nevojë, që trajtohen me ndihmë financiare dhe pako ushqimore, kërkojnë që informacioni të mbërrijë në kohë dhe mbështetja të jetë e vazhdueshme. Të punësuarit në sektorin e shërbimeve, nuk kanë informacion nëse do të arrijnë të përfitojnë ndihmën financiare të vendosur nga Qeveria Qendrore, por më shumë janë të shqetësuar nëse do të kenë mundësi të rikthehen në punë, pas përfundimit të periudhës së izolimit.

Sektori I biznesit, manifeston shqetësime rreth impaktik ekonomik dhe social, jo vetëm në aktivitetin e tyre, por për gjithë bashkëpunëtorët dhe partnerët e tyre. Të gjithë janë të mendimit se kjo periudhë e izolimit do të sjellë ndikime afatëgjata. Edhe pse janë në djeni të masave lehtësuese dhe disa prej tyre kanë përfituar, ata rekomandojnë mbështetje më të madhe nga qeverisja qendrore dhe ajo lokale. Ndërsa nxënësit dhe studentët, janë më pak të shqetësuarit, por manifestojnë lodhje me procesin e të mësuarit online, probleme emocionale dhe sociale, që mbeten ende pa u trajtuar në periudhën e izolimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME