Categories Lajme

Ja si u urohet fillimi i shkollës fëmijëve të minatorëve në Bulqizë nga 2 kompanitë private

Dy kompani të Grupit Balfin kanë uruar fëmijët e minatorëve të AlbChrome në Bulqizë për fillimin e vitit të ri shkollor, nëpërmjet disa dhuratave për ta, në mënyrë që t’i nxisin që të arrijnë rezultate sa më të larta në mësime. Një donacion i përbashkët i kompanive AlbChrome dhe Fashion Group Albania, ka qenë në qendër të një fushate dhurimi veshjesh të markës së njohur franceze Okaidi për fëmijët e minatorëve të AlbChrome në qytetin  e Bulqizës.

Përfaqësues të AlbChrome dhe Fashion Group Albania trokitën derë më derë për të shpërndarë dhuratat te fëmijët e minatorëve për të shmangur grumbullimet masive dhe për të ruajtur distancën sociale, kaq të rëndësishme në këto kohë. Drejtori i minierës së AlbChromë në Bulqizë, Mikel Demçe, u shpreh se: “Ky është vetëm një gjest i vogël për t’i uruar një fillim të mbarë shkollor fëmijëve të kolegëve tanë minatorë. Mbështetja e kompanisë tonë për qytetin dhe rrethinat e Bulqizës do të vazhdojë pa reshtur, sikurse ndodh tashmë prej mjaft vitesh në forma të ndryshme”.

Edhe Drejtorja Ekzekutive e Fashion Group Albania, Elda Hysenbelli, u shpreh mjaft entuziaste për këtë nismë: “Shkolla nisi, dimri po afron, kështu që veshjet e markës së mirënjohur Okaidi, kaq cilësore dhe të përshtatshme për fëmijët ishte një dhuratë simbolike që menduam të bënim për t’i uruar një vit të mbarë shkollor dhe rezultate të shkëlqyera në mësime vogëlushëve”.

AlbChrome e ka mbështetur në mënyrë të qëndrueshme arsimin në zonën e Bulqizës, ku përveç donacioneve të vazhdueshme, që po mbajnë aktive shkollën profesionale “Asllan Keta”, maturantët më të talentuar të kësaj të fundit, mbështeten me bursa të plota studimi, për të vazhduar formimin Universitar në Tiranë, në degën gjeologji-miniera, nga ku më pas ata pritet të rikthehen në minierën e Bulqizës, ku do t’u besohen pozicione të rëndësishme profesionale.

Edhe Fashion Group Albania ka treguar vazhdimisht vëmendje për familjet në nevojë, fëmijët dhe të rinjtë. Gjatë vitit të kaluar kompania punësoi në dyqanet e saj dy të rinj me sindormën down, ndërsa sivjet iu bashkua nismës së bashkisë Tiranë, për të përkrahur me pajisje dhe veshmbathje, mjaft nëna dhe fëmijë me probleme ekonomike në kryeqytet.

Grupi Balfin është një ndër të paktat biznese shqiptare, i cili ka në fokusin e tij zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve ku operon, duke iu përmbajtur SGDs (Sustainable Development Goals), Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, për të cilin Grupi ka hartuar një plan-veprimi të mirëfilltë.

Vetëm gjatë vitit të fundit, Grupi BALFIN dhe shoqëritë e grupit i kanë mbështetur me rreth 500 mijë euro komunitetet në nevojë dhe kauzat e ndryshme sociale në vend, ku një pjesë e mirë e këtij fondi kanë shkuar për fëmijët dhe sektorin e arsimit, pa llogaritur 1.2 milionë eurot që Grupi Balfin akordoi për personat e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Martë, 16 Prill 2024

Dashi Përqendrohuni në realizimin e një plani efikas për punën tuaj, pasi ky është një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Po ndërtonte pa leje një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në plazhin e Livadhit, vihet në pranga 38-vjeçari

Livadh, Himarë, Po ndërtonte pa leje, një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Unë jam steril, ajo ngeli shtatzënë”/ Gruaja përzë burrin nga shtëpia: Theri qenin në vendin tim

Mani Sula tregon për emisionin “Stop” se pas një martese 30-vjeçare, prej gati një viti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dentisti i prish dhëmbët dhe nofullën, harron frezën në rrënjë dhe kërcënon qytetaren në Korçë

Nuk janë të pakta rastet e denoncimeve që qytetarët kanë kundrejt stomatologëve të cilët nuk…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet brenda burgut të Drenovës një person, shkoi për t’i dhënë çantën me ushqime…

Një person është arrestuar brenda ambienteve të burgut të Drenovës në Korçë.  Sipas informacioneve nga…

LEXO ME SHUME