Categories Lajme

Jahti “Crowbridge”, një mjet lundrimi oqeanik impresionues viziton portin e Durrësit

Jahti “Crowbridge”, i parë i inaguruar që nga periudha e mbylljes si pasojë e pandemisë COVID 19, i cili konsiderohet si një ‘injeksion optimizmi’ për ekzekutivët e studios së tij projektuese ndaloi këtë fundjavë për herë të parë Portin e Durrësit. Një mjet lundrimi oqeanik impresionues, me një gjatësi prej 42M dhe kapacitet zhytës prej 2.3M, i ndërtuar nga Cantiere delle Marche, i cili preku për herë të parë ujërat detarë muajin e kaluar.

Projektuar nga i famshmi Tommaso Spadolini me arkitekturë navale nga HydroTec, “Crowbridge”. Ai përfaqëson një jaht të mirëfilltë eksplorues me një siluetë e cila karakterizohet nga linja të pastra dhe plot hijeshi. Përtej estetikës së jashtme ky jaht motorrik zotëron edhe veçori tekniko-navale të jashtëzakonshme, siç është përshtatshmëria e kapacitetit lundrues me të gjitha kushtet klimaterike falë formave unike dhe dizajnit, i cili ofron siguri, rehati dhe shumë argëtim në bord. Çdo detaj i brendshëm apo i jashtëm i këtij mjeti inovativ lundrues është projektuar dhe përshtatur plotësisht sipas kërkesave të porositësit. Ditën e djeshme ai u ankorua në kalatën nr. 5 të Portit detar dhe pas qëndrimit disa orësh do të vijojë lundrimin drejt Napolit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME