Categories Lajme

Jahti luksoz dhe mijëra euro të humbura, replika mes Paulin Ndreut dhe Auron Tares

Largimi i jahtit luksoz “Maltese Falcon” nga porti i Durrësit në prill, ndërkohë që pritej furnizimi i tij me karburant dhe ushqime vijon të shkaktojë debate mes Auron Tares dhe kreut të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Paulin Ndreu.

Në atë kohë, Tare akuzoi Ndreun për “mihalizëm” ndaj turistëve të huaj duke i larguar ata me dhunë nga vendi, kurse Ndreu u përgjigj se shkak i akuzave ndaj tij ishte humbja e disa mijëra eurove nga agjencia e bashkëshortes së Tares, e cila do të furnizonte jahtin me karburant dhe ushqime. Akuzat vijuan për ditë të tëra, ndërsa përplasje është rishfaqur sërish, tani në një kontekst tjetër, atë të akuzave të Tares ndaj Ernest Koliqit dhe Martin Camajt si agjentë të shërbimeve sekrete të huaja.

Ata shkëmbyen komente me njeri-tjetrin poshtë statusit të gazetarit Arbër Hitaj në lidhje me studimin e Tares mbi Camajn dhe Koliqin. “Arbër më duket se zgjedhja e këtyre 2 emrave (Koliqit dhe Camajt sh.r) është selektive dhe e qëllimtë dhe kerkon të godasë personat të veçantë njëlloj siç e bëri Enver Hoxha“, shkruan Ndreu,ndërsa nuk ka vonuar përgjigja e Tarës.

“Po zoti Paulin është një kërkesë personale e Erdoganit. I ka pas mbet peng që nuk i ka sulmuar këto dy personazhe dhe më ka porositur mua me i godit“, shkruan Tare.Jahti luksoze “Maltese Falcon” u largua nga porti i Durrësit në fillim të prillit të këtij viti me argumentin se nuk mund të ankorohej pasi ishte shpallur karantina e përgjithshme nga qeveria për shkak të koronavirusit. Por, përmes statuseve në Facebook dhe daljeve në media, Auron Tare e akuzoi Paulin Ndreun se po largonte turistët.

Në reagimet e mëvonshme, Ndreu publikoi dokumente duke theksuar se shkaku i reagimit të Tares nuk ishte dashuria për turizmin, por humbja e disa mijëra eurove prej tij, pasi jahti do të furnizohej me karburant dhe ushqime nga kompania e bashkëshortes së Auron Tares.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME