Categories Lajme

“Jam e pasigurt”/ Amerikania ndërron 3 dhoma në një hotel në Tiranë, pastaj alarmon Ambasadën dhe Policinë

Një shtetase amerikane ka kaluar nëpërmjet një situate aspak të mirë përgjatë mesit të muajit dhjetor. Gjithçka ka nisur me përpjekjen e saj për të ndërruar bravën e derës së shtëpisë derisa përfundoi në komisariat, pas eksperiencës jo të qetë në një prej hoteleve të kryeqytetit. Ledi B., u drejtua më 11 dhjetor në një prej hoteleve më luksoze të Tiranës, ku kishte vendosur të kalonte natën pasi nuk ndihej e sigurt në banesën e saj. Gruaja kërkonte të ndryshonte bravën e derës së shtëpisë, por për shkak se nuk ia kishte arritur dot atë ditë, vendosi të qëndrojë në hotel deri sa të zgjidhej situata në banesën e saj.

Me të hyrë në dhomën e hotelit, Ledi B., provoi të relaksohej duke u shtrirë në krevat dhe duke parë televizor. Por gruaja amerikane sërish nuk arriti të gjente qetësi. Sipas saj, çarçafët kishin njolla të zbehta, çka i shkaktuan kruarje dhe alergji në disa pjesë të trupit.

Recepsionistja e drejtoi për në një tjetër dhomë, por sërish u refuzua nga Ledi B., e cila vuri re se dhoma lidhej me një derë të brendshme me një tjetër dhomë. Për të, kjo paraqiste pasiguri. Edhe në dhomën e tretë të hotelit që iu dha shtetases amerikane sërish doli problemi i pasigurisë. Për stafin e hotelit zgjidhja e vetme ishte konktakti me shefin e sigurisë, por as me të gruaja nuk ka gjetur do qetësinë. E gjendur në këtë situatë paqartësie, gruaja ka telefonuar policinë në numrin 129, si dhe ka vënë në dijeni edhe Ambasadën Amerikane. Ende nuk është sqaruar se çfarë apo kush i ka shkaktuar frikën dhe pasigurinë shtetases amerikane, por tashmë materialet i kanë kaluar Prokurorisë për t’i vlerësuar./TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME