Categories Lajme

“Jam lypës i dalluar”/ Edi Rama zbulon se shqiptarët do të vaksinohen brenda një ose dy viteve

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Open”, ka refuzuar sërish të tregojë se cili vend ka dhuruar 975 vaksinat e para që mbërritën dorazi në Shqipëri. Rama përsëriti edhe njëherë se vendi dhurues kërkon ruajtjen e konfidencialitetit. Ndryshe nga çdo vend perëndimor, procesi i vaksinimit në Shqipëri është veshur me mister të panevojshëm, sepse kryeministri ka refuzuar të bëjë transparencë.
Megjithatë, Rama këmbënguli se vaksina është ruajtur dhe transportuar në të njëjtën mënyrë si në çdo vend tjetër dhe provë për këtë, është fakti se edhe ai vetë e ka bërë këtë vaksinë.

Kryeministri shpjegoi se shqiptarët do të vaksinohen brenda një periudhe prej 14-24 muaj, pra brenda një ose dy viteve. “Në skenarin më agresiv e mbyllim për 14 muaj, skenari i dytë është 18 dhe skenari i tretë është 24 muaj. Duam që të gjithë procesin ta mbyllim për 14 muaj, jemi ambicioz“, tha Rama.

Pjesë nga biseda: 

Eni Vasili: Si ka mundësi që mbërrijnë dorazi vaksina?

Edi Rama: Nuk e di çdo të thotë dorazi, se nuk e di të ketë dorë aq të gjatë sa të shtrihet nga matanë kufijve të shqipërisë dhe të lashojë vaksinat. Kanë ardhur me mjetin e transportit, me të gjtiha kushtete.

Eni Vasili: Cili mjet?

Edi Rama: Këtë nuk mund t’ua them. Kanë qenë të shoqëruara nga njësi speciale sigurie dhe janë marrë në dorë nga autoritetet tona. Nga pikëpamja e logjistikës, kanë ardhur njësoj si në çdo vend të botës. Kanë ardhur nga një vend i BE, emrin e të cilit nuk mund ta them, sepse na është kërkuar konfidencialitet i plotë nga ana e atij vendi, për arsye të vetat, që ka të bëjë me faktin se vendet e BE, janë të rrethuar nga shtete, që janë jo anëtare të BE, që kërkojnë. Kjo ka qenë një dhuratë për Shqipërinë, të cilën e kam kërkuar si lypësi më i dalluar për të gjithë ata që kanë kërkuar për vendet e tyre. Konfidencialiteti është i pathyeshëm. Në një kohë të dytë do të mund të thuhet dhe unë do të bëj falenderimet publike.

Eni Vasili: Në vende të ndryshme të botës, gjithcka është realizuar me kamera, që publiku të jetë i qetë se janë të sigurta. Këto pamje nuk janë në Shqipëri. Kemi parë Greqinë, Italinë, Francën.

Edi Rama: Vaksinat në Shqipëri kanë ardhur ekzaktësisht kështu, me përjashtimin që nuk është bërë publike. Ne jetojmë në një kohë, në këto kushte të ngatërruara dhe të panjohura më parë për botën, ku vaksinat janë bërë si buka në kohën e krizës së bukës. Zhvillohen negociata dhe bisedime nga të katër anët mes të gjitha palëve. Vendet e BE apo SHBA, janë më të mbuluar, një pjesë tjetër janë zbuluar. Rajoni ynë është lënë zbuluar sepse nuk është përfshirë në skemën e shpërndarjes së parë që bëri BE, ndërkohë ne kemi parapaguar skemën e Covax.
…Sot kemi filluar vaksinimin, për ata që janë në zemër të vijës së zjarrit. Kemi garantuar një kontratë me Pfizer që do ta cojmë edhe në parlament. Kontrata me Pfizer, e mbulon sekreti sepse ishte ende në kushtet e sekretit. Do të shkojë në parlament, do të bëhet publike. Kemi garantuar 500 mijë doza. Mbi 10 mijë do të vijnë në janar. 30 mijë në shkurt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME