
Një banesë është shkrumbuar në lagjen ‘Donika Kastrioti’, në Berat. Banesa i përket shtetasit Krenar Gjata, i cili jetonte aty me bashkëshorten.
Ai tregon për FaxNews se pasi kishte përgatitur mëngjesin, (zjeu dy kokrra vezë), ishte larguar për në punë.
Sakaq, pasi e kanë lajmëruar se i ishte djegur shtëpia është kthyer menjëherë.
Dëmi i shkaktuar është tepër i madh, duke qenë se i ka djegur të gjitha sendet e shtëpisë. Gjata tregon se në një dhomë bëheshin deri në shtatë vetë në një.
Apeli i tij, është drejtuar Bashkisë së Beratit, ku shprehet se tani është në ‘qiell të hapur’.
Krenar Gjata: S’kishte njeri në shtëpi. Zjeva dy kokrra vezë dhe ika. Në moment që shkova në punë, më thonë që ka marrë shtëpia jote flakë. Kur kthehem, ishte shkrumbuar e tërë shtëpia. Ju lutemi bashkisë!
Kishim një bombol të madhe. Në shtëpi nuk kishte asnjë. I lutem bashkisë të më ndihmojë se jam në qiell të hapur. Bëhemi shtatë vetë në një dhomë.
I lutem bashkisë kam nevojë për ndihmë!
Dëmi është i madh, me televizorë dhe të gjitha plaçkat.
Vetëm karta e identitetit më ka ngelur. Apeli im është drejtuar kryetarit të bashkisë të më ndihmojë se jam në qiell të hapur. Nuk kam ku të qëndroj.
Kjo banesë ndodhet në zonën e Vakëfit dhe bashkëshortët Gjata janë të komunitetit Romë.
Sipas zjarrfikësve, zjarri ka rënë rreth orës 05:00 të mëngjesit dhe shkak ka qenë bombola e gazit, që ishte lënë e ndezur nga të zotët e shtëpisë, pasi kishin dalë për punë.
Kjo është hera e dytë që kjo banesë digjet, në dy vitet e fundit.