Categories Lajme

“Jam rehabilituar”, Zani Çaushi nuk dorëzohet, kërkon për herë të tretë lirimin me kusht nga qelia

Ish kreu i bandës së “Çoles” në vitin e mbrapsht 1997 në Vlorë, Myrteza (Zani) Çaushi, është rishfaqur sërisht në gjykatën e Korçës duke kërkuar për herën e tretë lirimin me kusht nga qelitë e burgut të Drenovës.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Robert Shehut dhe Luan Bedinit në gusht 1999 në Vlorë.

Zani Çaushi kërkon lirimin me kusht nga gjykata me arsyetimin se sipas tij, gjatë qëndrimit në burg ka patur një rehabilitim duke u shfaqur me një sjellë të mirë dhe qëndrimi jashtë, do mundësonte kujdesin ndaj fëmijëve të tij të mitur.

Gjithsesi, prokuroria e Korçës thotë se Zani është dënuar mbi 3 herë për akuzën e “Futjes dhe Mbajtjes në ambientet e burgut të sendeve të palejuara”, elementë këto që faktojnë se ai nuk është rehabilituar. Pasi edhe gjatë qëndrimit të tij në burg, ai ka vijuar të kryejë vepra penale.

Seanca për shqyrtimin e kërkesës së tij pritet të mbahet në 19 Korrik në orën 13:00, teksa gjyqtarja e çështjes është caktuar Luljeta Kola.

Kjo është hera e tretë që Myrteza Çaushi, kërkon lirimin me kusht nga qelia, duke pretenduar se ai ka kryer më shumë se 35 vite qëndrim në burg, duke nënkuptuar se ka vuajtur 3/4 e dënimit të dhënë nga gjykata e Tiranës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME