Categories Lajme

“Jam sëmurë me grip”/ Do të dëshmonte për vrasjen e vëllezërve Haxhia, Klevis Alla kërkon shtyrjen e gjyqit

Klevis Alla, i penduari i drejtësisë që bëri të zbardhej vrasja e dy vëllezërve, Viktor dhe Besmir Haxhia nuk ka pranuar të dëshmojë sot në Gjykatë.

Në nisje të seancës në Gjykatës e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Alla është shprehur se është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë, por që sot e ka të pamundur. Ai ka thënë se është sëmurë me grip, ndaj ka kërkuar që ta shtynin seancën në një moment të dytë.

“I kërkoj gjykatës ta shtyjë këtë seancë për shkak se jam sëmurë më grip. Kam disa ditë që nuk ndihem mirë dhe kam ethe si pasojë e ndërrimit të stinës. Nëse është e mundur ta shtyjmë. Unë deklaroj se kam vullnetin të bashkëpunoj me drejtësinë, por sot e kam të pamundur,”– ka thënë Alla.

Gjykata vendosi shtyrjen e seancës për në datën 9 Maj, ora 09:00. Klevis Alla u vu në pranga dhe pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë duke treguar se ku ishin fshehur armët që u përdorën në vrasjen e vëllezërve Haxhia dhe të Dorjan Shkozës e Anxhelo Avdias, ngjarje të ndodhura njëra pas tjetër në vitin 2020, në Durrës.

Alla ka rrëfyer se ka qenë shofer në vrasjen e vëllezërve Haxhia, ndërsa për ekzekutimin e dy të tjerëve ka marrë informacione nga grupi.

Ishte dëshmia e Allës që nxori në dritë përfshirjen e Talo Çelës dhe të Nuredin Dumani në këto krime, ngjarje që dyshohet se kanë si bazë prishjen e pazareve për paratë e grabitura në Rinas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME