Lajme

“Janë gjetur teshat e trupit, celularët dhe 2 motoçikleta”/ Asnjë shenjë nga trupat e familjes së mbytur në Gramsh

Një tragjedi është ajo që ka ndodhur pasditen e sotme në Gramsh. 46 vjeçari Arben Zogu, baba i 19-vjeçarit Ruben Zogu dhe 14-vjeçarit Esti Zogu, së bashku me kushëririn e tyre 20-vjeçari Melsi Zogu dyshohet të jenë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit.

Palombarët e RENEAS kanë shkuar për të bërë të mundur gjetjen e tyre, megjithatë ende asnjë shenjë nga trupat.

Ato që janë gjetur deri më tani në buzë të liqenit janë dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Familjarët kanë deklaruar se janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Priten më shumë informacione.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close