Categories Lajme

Janë në majat e shkencës botërore, njihuni me dy motrat shqiptare (Video)

Delegacioni i BE-së në Tirana ka publikuar në faqen zyrtare një video të dy motrave shqiptare Detina dhe Argita Zalli nga Patosi i Fierit, që sot janë shkencëtare në SHBA. “Ato janë gra, motra binjake, shkencëtare: “Të gjithë kemi një zemër, të gjithë duam të bëhemi më të mirë, të bëjmë më mirë për shoqërinë dhe për veten tonë.” Detina dhe Argita Zalli janë nga Shqipëria dhe po bëjnë ndryshimin” shkruan faqja e delegacionit të BE-së. Por çfarë thonë dy binjaket shqiptare në video?

Detina: Ne jemi të dyja shkencëtare. Erdhëm në Britani nga Shqipëria. Shkenca ishte shpëtimi ynë, na hapi horizontet drejt diçkaje më të madhe. Kur erdhëm këtu e nisëm nga zero por falë Zotit ishim dy dhe kjo ishte forca jonë. Argita: Ne ishim studente të mira dhe u vlerësuam nga mësuesit tanë anglezë të cilët na dhanë krahë për të fluturuar. Pas Britanisë, u zhvendosa në SHBA ku u pranova në Universitetin e Harvardit. Isha një nga shkencëtaret më të reja dhe prej andej lindi ideja e themelimit të ‘Në flasim shkencë’ për të zhvilluar shkencën dhe mjekësinë jo vetëm në Britani dhe SHBA por edhe në komunitetete të tjera, përfshirë Shqipërinë. Ne mblodhëm studentë nga e gjithë bota. Hapi i radhës është të zhvendosem në Oxford ku unë do mësoj doktorët dhe klinicistët më shumë rreth kancerit, për të gjetur një ilaç më të mirë dhe për ndihmuar të gjithë ata që vuajnë nga kjo sëmundje.

Detina: Kemi mbajtur konferencë në Shqipëri ku kemi prezantuar kërkimet që kemi bërë në shkencë dhe ky është kontributi jonë, të bëjmë shqiptarët të ndihen më shumë pjesë e komunitetit të shkencëtarëve. Gjithashtu shqiptarët të ndihen më shumë europianë. Shqipëria ka përparuar, është bërë progres i mirë dhe po lëviz në drejtimin e duhur.d.ba./b.ha./Shqiptarja  Argita: Ne të gjithë kemi një zemër, një shpirt, duam të bëhemi më të mirë për veten, për shoqërinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME